Luhet sot në “San Siro” ndeshja e vajtjes për Kupën e Italisë mes Milanit dhe Juventusit. Pioli dhe Sarri kanë hedhur në fushë shumë nga yjet e tyre, pasi kur është një supersfidë e tillë, ekipet luajnë vetëm për fitore.

Pioli nuk ka bërë shumë ndryshime nga derbi ndaj Interit, ndërsa te Juventusi në portë është Buffon dhe në mbrojtje rikthehet De Sciglio.

Kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes të madh, pasi 5 lojtarë nëse marrin kartonë të verdhë sot do të mungojnë në ndeshjen e kthimit në Torino. Interesante do të jetë dueli mes dy legjendave, Zlatan Ibrahimovic nga njëra anë dhe Cristiano Ronaldo nga ana tjetër.

Milan (4-2-3-1): Donnarumma G; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic

Juventus (4-3-3): Buffon, De Sciglio, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi, Ramsey, Cudrado, Dybala, Ronaldo

/CNA.al

The post Supersfida, Milan-Juve/ Formacionet zyrtare, ka surpriza appeared first on Sport.