Kukësi publikoi çmimet e biletave për supersfidën e ditës së premte për kampionatin shqiptar kundër Tiranës ditën e premte.

Për takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, një biletë në tribunën kryesore kushton 2 mijë lekë, ndërsa në tribunën VIP kushton 3 mijë lekë.

Një biletë në tribunat anësore kushton 5 mijë lekë, kurse në tribunën ballore vlen 1 mijë lekë.

Ky takim pritet të sjellë shumë tifozë duke parë se Kukësi dhe Tirana janë rivalë direkt për titullin kampion.

Njoftim i Kukësit:

Njoftim i klubit!
Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00.
Biletat do të shiten edhe në Kukës te pika “Info Point” para Bashkisë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë – Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”) Biletat mund t’i blini në këto pika: – Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

The post Supersfida e radhës në “Air Albania”, publikohen çmimet e biletave appeared first on Sport.