Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës së fundjavës në Serie A, mes Lazios dhe Interit. Diferenca mes tyre është vetëm një pikë, ndaj sot pritet të jetë një sfidë tepër interesante.

Juventus kryeson me 57 pikë, Interi me 54, ndërsa Lazio e treta me 53 pikë.
Inzaghi ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, mungesa e vetmë është ajo e boshnjakut Lulic.

Conte ka lënë në stol blerjen e bujshme të janarit, Eriksen, ndërsa në mesfushë do të jenë Young, Vecino, Brozovic dhe Barella. Në portë është Padelli, i cili zëvendëson Handanovicin e dëmtuar, ndërsa mbrojtja dhe sulmi mbeten të pandryshuar. /CNA.al

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Jony; Caicedo, Immobile

The post Supersfida e fundjavës/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare appeared first on Sport.