Arsenali ka mposhtur Evertonin 3-2 në një prej ndeshjeve më të bukura të këtij sezoni. Gola dhe emocione pa fund në Emirates teksa të besuarit e Mikel Artetës vazhdojnë të tregojnë një përmirësim të dukshëm në krahasim me fazën e parë të sezonit.

Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas vetëm gjysmë minute lojë kur Calvert-Lewin shënoi një gol të mrekullueshëm. Megjithatë, Arsenali arriti të reagonte nga mesi i pjesës së parë dhe përmbysi në pesë minuta me Nkietah dhe Aubameyang.

Richarlison ka barazuar rezultatin në minutën e katërt shtesë ndaj Topçinjve me një tjetër goditje standarde që futet në zonën e Arsenalit, mbase pika më e dobët e tyre.

Pas pushimit Aubameyang rikthen avantazhin dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një fitore e madhe për Arsenalin që parakalon Evertonin në renditje dhe njitet në vend të 9-të.

The post Super ndeshje në Londër/ Arsenali me fitore spektakolare ndaj Evertonit të Ancelottit appeared first on Sport.