Ashtu siç edhe pritej, nuk ka munguar spektakli në supersfidën e javës së 22-të, që po luhet në “Air Albania” mes Tiranës dhe Skënderbeut. 45 minutat e para u mbyllën 0-1 për korçarët, të cilët gjetën golin në minutën e 28-të me Dejvi Bregu. Vlonjati kaloi miqtë në avantazh pas një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Tiranës.

Bardheblutë reagojnë direkt dhe pas 5 minutash ishin të pafatë, pasi gjuajtja e Ngo u ndal nga traversa. Në minutën e 39′, Kale gjen rrugën e rrjetës, por Meta anullon golin pasi Ngo ka prekur topin me dorë, para se të pasoj te braziliani. Një pjesë e parë me shumë ritëm! /CNA.al

The post Super ndeshje në “Air Albania”/ Tirana-Skënderbeu, ja çfarë ndodhi në 45 minutat e para appeared first on Sport.