Inter dhe Milani na kanë dhuruar sot një ndeshje të çmendur, që do të mbahet mend gjatë. 6 gola të shënuar, përmbysje e madhe dhe spektakël nga fillimi në fund.

Kuqezinjtë shënuan të parët, madje dy gola rresht. Fillimisht me Rebic 40′ dhe më pas me Ibrahimovic në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë foli e gjitha për Interin, që shënoi 4 gola.

Zikaltrit shënuan fillimisht 2 gola në 2 minuta, Brozovic 51′ dhe Vecino 53′. Në minutën e 70′ ishte holandezi De Vrij që shënoi golin e tretë dhe të përmbysjes së madhe. Interi në festë, Milani në tapet. Në minutat shtesë, Romelu Lukaku vulosi përfundimisht fatin e këtij takimi.

Kjo fitore vlen dyfish për Interin, pasi jo vetëm që fitoi ndaj rivalit historik, por merr edhe kreun e renditjes, edhe pse me pikë të njëjta me bardhezinjtë, por zikaltrit kanë golavarazhin më të mirë. /CNA.al

The post Super ndeshje/ Interi fiton derbin e çmendur dhe kap vendin e parë appeared first on Sport.