Dries Mertens në verë mund të bëhet me skuadër të re. Sulmuesi belg ka disa oferta, por nuk e hedh poshtë mundësinë e rinovimit me Napolin. Sonte ai pritet të jetë në fushë kundër Interit dhe Conte, Marotta dhe Ausilio do ta shohin me kujdes sulmuesin.

Mertens në verë mund të transferohet me parametra zero dhe me të së fundmi ka pasur një bisedë edhe Romelu Lukaku. Bomberi i zikaltërve e ka ftuar atë të bëhet pjesë e Interit dhe sulmuesin e “josh” ideja për t’u bashkuar me bashkatdhetarin e tij.

Për Mertens Interi ka gati një ofertë të mirë, që kap shifrën e 5 milion eurove në sezon. Gjithashtu një komision të mirë do të marrë edhe menaxheri i tij, pasi për sulmuesin interesohen edhe Monaco, Manchester United, Barcelona dhe Juventus.

The post Super lojtar/ Romelu Lukaku i mbush mendjen shokut të tij të transferohet tek Interi appeared first on Sport.