Sulmuesi shqiptar Bajram Ajeti ka zgjedhur ekipin e ri, ku do të vazhdojë karrierën e tij.

30-vjeçari ka firmosur me ekipin suedez të Umea, me të cilët shpreson të tregojë një paraqitje të mirë. Marrëveshja është bërë zyrtare nga vetë klubi suedez, të cilët kanë njoftuar tifozët për nënshkrimin me lojtarin nga Kosova.

Nga vera e sezonit të kaluar Ajeti ishte pa klub, pasi kishte mbyllur kontratën me turqit e Afjet Afjonspor. Lojtari kthehet në kampionatin suedez, ku më parë ka luajtur me ekipe si Eskilstuna, Gefle dhe Bromapojkarma.

The post Sulmuesi shqiptar ndryshon ekip, prezantohet në Suedi appeared first on Sport.