Futbollisti shqiptar i Kosovës, Liridon Krasniqi është pajisur së fundmi me pasaportë malajzeze,  teksa pritet të përfaqësojë kombëtaren e këtij vendin.

28-vjeçari është zyrtarisht shtetas i Maljzisë, teksa pret vetëm zyrtarizimin nga FIFA, për të qenë në dispozicion të trajnerit Tao Çeng Hoe, për ndeshjet e muajit mars. Krasniqi është futbollisti i dytë në kombëtaren e Malajzisë që natyralizohet.

Sulmuesi aktualisht është pjesë e Johor Darul Ta’zim, ndërkohë që në të kaluarën është aktivizuar 1 ndeshje me Shpresat e Shqipërisë, si dhe 3 ndeshje me Kosovën në sezonin 2014-2015. Krasniqi është gati për të nisur një aventurë të re me kombëtaren e Malajzisë.

Federata e këtij vendi, bëri çmos që shqiptari i Kosovës të merrte pasaportë malajzeze, kjo për shkak të formës të shkëlqyer që ai po kalon, teksa është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Futbollisti jeton prej vitesh në vendin aziatik së bashku me familjen e tij.

The post Sulmuesi shqiptar do luajë me një kombëtare të re, ja cilin shtet do përfaqësojë appeared first on Sport.