Ronaldo Nazario tregoi në një intervistë një anekdotë deri më tani të panjohur për mënyrën e largimit të tij nga Barcelona. Të gjithë e dinë që braziliani, pasi bëri një sezon historik në “Camp Nou”, ku përfundoi si golashënuesi më i mirë i ligës spanjolle dhe fituesi i “UEFA Cup Winners’ Cup”, shkoi tek Interi për një shumë stratosferike parash në atë kohë. Sidoqoftë, braziliani pranon se qëllimi i tij ishte të rinovonte, por klubi i Barçës, i kryesuar nga Josep Lluis Núñez nuk u kujtua për këtë:
“Doja të rinovoja në fund të sezonit, por u largova me ekipin kombëtar në Brazil. Pesë ditë më vonë, ata më thirrën për të më thënë se nuk mund ta vazhdojnë bashkëpunimin. Asnjëherë nuk ishte në duart e mia kjo gjë. Unë doja të qëndroja. Nëse klubi nuk do të më vlerësonte siç mendoja, atëherë vendimi nuk ishte në duart e mia. Do të kisha dashur të qëndroja, por nuk varej nga unë”.
The post Sulmuesi më i mirë në histori rrëfen të vërtetën e largimit nga Barça/ Nuk ishte në dorën time appeared first on Sport.