Pavarësisht problemeve që ka ekipi i Skënderbeut, Ilir Daja vazhdon të tregojë edhe njëherë se është një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri. Besnikëria vazhdon ndaj korçarëve dhe përgjatë këtij rrugëtimi në kampionat, ka arritur që të lërë shenjë dhe të bëjë të mundur disa detyra më shumë se të vështira.

Skënderbeu do të ndalte hovin e shumë fitoreve radhazi të Tiranës. Me Egbon në krye, që mund të konsiderohet edhe njeriu i Zotit për shkak të besimit të madh që ka ndaj krijuesit, bardheblutë dukeshin se nuk do të ndaleshin kurrë.
Pavarësisht sesa ishte rezultati, në minutat e fundit do të arrinin që të gjenin avantazhin dhe nëse nuk e kishin bërë më herët. Por Skënderbeu i ndali në një barazim dhe me pak kujdes mund të dilte me tre pikët.

Por kjo nuk është arritja e vetme, pasi Ilir Daja është i vetmi trajner që ka dalë nga Ballshi me tre pikë në këtë sezon. Askush tjetër nuk ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit në transfertë, megjithëse Kukësi do t’i afrohej shumë gjatë ditës së djeshme, por pa ia arritur. Në një ndeshje spektakolare që do t’i kthehej korçarëve nga 0-1 në 2-1, por sulmet vrastare të Skënderbeut, do i dërgonin shifrat në 3-4. Sa herë ka detyra të pamundura, Ilir Daja është gati që t’i zgjidh ato.

The post Strategu Ilir Daja, si i ndali hovin njeriut të Zotit appeared first on Sport.