Lacio mori një fitore të vështirë, por me vlera në fushën e Parmës me rezultatin 0-1. Skuadra e Simone Inzagit ia doli të marrë 3 pikë të rëndësishme duke e ndihmuar të ngjitet nga pas Juventusit në renditje.

Portieri i Shqipërisë, Tomas Strakosha dhe reparti i mbrojtjes nuk e lejuan Parmën ta ndryshonte fatin e takimit.

Kështu “Tuttomercato.web”, e ka vlerësuar portierin e Kombëtares, me notën 6.5. “Ai shtrihet dhe pret goditjen nga faulli të Kurtiç që kaloi murin dhe ishte më e vështirë se sa pritej. Pastaj me gishta devijon tentativën e Kaprarit dhe grushton atë të Kuçkas. I sigurtë në daljet e tij”, shkruan kjo media për portierin e Kombëtares.

The post Strakosha heroi i Lacios, ja si vlerësohet shqiptari nga mediat italiane appeared first on Sport.