Tifogrupi i Tiranës “Tirona Fanatics” kërkoi nga anëtarët e vet që të mos shkaktojnë asnjë incident në stadiumet e futbollit shqiptar duke iu referuar dëmtimit 164 stolave në stadiumin “Air Albania” ditën e djeshme në takimin Kukësi-Tirana 1-2.

Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të “Tirona Fanatics”, ultrasit bardheblu reaguan të indinjuar ndaj mediave, të cilët kanë përgjithësuar rastin e djeshëm si fenomen e tifogrupit bardheblu.

Reagimi i “Tirona Fanatics” për thyerjen e 164 stolave në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Kukësi-Tirana 1-2:

REAGIM I TF:

Te “Stadiumi i Betonit”, dje gjate ndeshjes ndaj kukesit, jan thyer 150 stola.

TF nuk e mbeshtet ne asnje moment prishjen e ambientit ku zhvillon paraqitjet, e as prishjen apo shkaterrimin e panevojshem te stolave.

Ama futbolli i tille eshte…

Nese dikush e shikon si biznes biletash apo dikush tjeter show per klikime, per ultrasit dhe tifozet bardheblu eshte totalisht ndryshe…eshte ceshtje pasioni!…

Nuk e perkrahim e as nuk e justifikojme thyerjen apo prishjen e ambienteve te stadiumit, apo cfaredolloj veprimi tjeter qe nuk i shkon pershtat tifozerise bardheblu e as nuk ndihmon ekipin ne kete moment te mire qe po kalon.

I bejme thirrje te gjithe personave qe i bashkangjiten tribunave tona qe te mos krijojne asnje incident me shishe uji apo me stola, pasi keshtu vetem demtojne Tironen dhe Tifozerine e saj!

Fanatics dhe tifozeria bardheblu jane aset i padiskutueshem i kryeqytetit, krenaria e cdo tifozi bardheblu, dhe arsyeja e vetme pse ky pseudokampionati i F$HF mund te duket sadopak kampionat normal si gjithe te tjeret!

Ju dhe te gjithe keto “Mediat mbipeshe” qe vjellin vrere dhe pergjithesojne 4000 tifoze te pranishem bardheblu me 150 stola te thyer, ca nga padituria e disa e individeve e disa nga gezimi ne momentin e golit, a thua se dje ne ate tribune nuk ishin po ata qe i perdorin per spote e per propaganden e “Super Kampionatit” apo “Stadiumit te Betonit”!

Ne jemi aty vetem e vetem per TIRONEN!

Kurre nuk deshirojme ta demtojme ate, por vetem ta mbeshtesim e ta dashurojme pa kushte…

Ne jemi aty per Kryeqytetin!

As per stadiumin as per fshf e as per mediat mbipeshe, per ne, asnje nga ju nuk ka pike vlere!

4000 tifoze bardheblu nuk mund te pergjithesohen me 150 stola te thyer…

Ne jemi Tirona
Ne jemi Kryeqyteti!

TF

The post Stolat e thyer, reagon “Tirona Fanatics”: Mos hidhni vrer mbi 4 mijë tifozë appeared first on Sport.