Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”.

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Pas minutës së 80-të, bardheblutë kanë siguruar pesë fitore (nga humbja ose barazimi) duke shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje. E para ndeshje e tillë e fituar me gola në minutat 85 dhe 90 është ajo ndaj Skënderbeut, 3-1. Më pas, fitorja në derbi, e cila nisi serinë e artë të Emanuel Egbosë, u regjistrua me gol në minutën 90+1 nga Kobinah, e cila në një fazë pa humbje, u shoqërua me disa triumfe të arta me gola të shënuar në momentin “Tirana”.

tirana

Edhe përmbysja në Laç vjen me gol të Muçit në minutën e 78-të, pra në limitet e momentit “Tirana”. Majkëll Ngo i dha një fitore të artë në përballje ndaj Bylisit, teksa shënoi për bardheblutë në minutën 90+6 të kohës shtesë. Fitorja në Shkodër u regjistrua me gol të Kobinah në minutën e 86-të. Barazimi ndaj Skënderbeut, pas golit të Bregut në pjesën e parë, vjen me gol të Kalesë në minutën e 80-të. Fitore ndaj Kukësit me dy gola në minutat 86 dhe 88 me gola të Bathës dhe Torasës.

The post Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të appeared first on Sport.