Tirana-Skënderbeu është ndeshja hapëse e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, e cila do të luhet në 15 shkurt, në orën 17:00.

Sfida mes të dy klubeve gjithmonë është shoqëruar me rivalitet të madh dhe ka dhuruar emocione për sportdashësit në shkallët e stadiumit. Në ndeshjen e ardhshme situata është e ndryshme nga vitet e kaluara, Skënderbeu mes “halleve” me gjyqet ndodhet në vendin e 8-të të renditjes, ndërsa Tirana në vendin e 2-të dhe lufton për kreun me Kukësin.

Skënderbeu arriti ta mposhte Tiranën në Korçë 2-1, në sfidën e zhvilluar në nëntor, ndërsa Tirana fitoi ndeshjen e parë të këtij sezoni në “Selman Stermasi” 3-1. Sfida e radhës pritet të jetë e “treta e vërteta”, por statistikat nuk favorizojnë Skënderbeun.

Korçarët triumfin e fundit në “Selman Stermasi” e kanë në 25 prill 2016 pra gati 4 vite më parë. Në atë ndeshje Skënderbeu fitonte me rezultatin 0-1, fal golit të Hamdi Salihit. Më pas historia flet vetëm për Tiranën, të cilët kanë arritur 3 fitore dhe 2 barazime. Këtë herë vështirësia e ndeshjes shtohet pasi Tirana vjen pas 9 fitoreve radhazi dhe e karikuar për të marrë kreun në rast të një hapi fals të Kukësit në Ballsh, ndërsa Skënderbeu dëshiron me patjetër një rezultat pozitiv për të qëndruar sa më larg zonës së “ftohtë”.

The post Statistikat e frikshme, nuk do ta besoni sa ka Skënderbeu pa fituar në transfertë ndaj Tiranës appeared first on Sport.