Shqipëria e femrave U-16, ka treguar një ndeshje shumë të bukur, teksa ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 3-1, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje. Për Kombëtaren si fillim shënoi Iliadhi në minutën e 31’, ndërsa Qosa realizoi një dopietë, në minutat 39’ dhe 51’, duke na dhënë fitoren.

Pas dy ditësh Kombëtarja e U-16 do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në datën 16 të këtij muaji do të luajë me Malin e Zi.

The post Spektakël i kombëtares së femrave, mposhtin Lituaninë në “Air Albania” appeared first on Sport.