Crystal Palace fitoi jashtëfushe me rezultatin 0-1 ndaj Brighton. Takimi është i veçantë, pasi u luajt më 29 shkurt. Sivjet kemi një vit të brishtë dhe ndeshjet e Premier Leagues do të luhen në ditën e fundit të muajit shkurt.
Sot u vendos një rekord historik në futbollin anglez, pasi Crystal Palace është ekipi i parë në histori që fiton një ndeshje më 29 shkurt. Një rekord që nuk ka shanse të thyhet, pavarësiusht se do të ketë dhe sfida të tjera në ditën e sotme.
Goli i Ayew në minutën e 70′ vendosi takimin. Ai mori një pasim fantastik nga Benteke në hyrje të zonës dhe nuk fali për 0-1. Rrjeta e tij i dha 3 pikët ekipit të Crystal Palace.
Crystal Palace are the first team in @premierleague history to win a game on February 29 pic.twitter.com/AoLt2eQUzg
— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) February 29, 2020
The post Sot në Angli u vendos një rekord unik, asnjë ekip nuk ka shanse ta arrijë appeared first on Sport.