Gjilani nuk ndalet në afrime përpara nisjes së fazës së dytë të kampionatit të Kosovës. Klubi, ku drejton Gentian Mezani është i vendosur për të luftuar deri në fund për titullin kampion dhe janë munduar të bëjnë disa afrime cilësore për të plotësuar grupin dhe për të pasur konkurrencë në të gjitha repartet.

Ditën e sotme klubi bardhekuq ka njoftuar afrimin e Muamer Svraka. Mesfushori do i bashkohet skuadrës me një kontratë deri në dhjetorin e këtij viti, me opsionin për ta shtyre është një vit tjetër. Svraka vjen si një lojtar, që do të shtojë eksperiencën te Gjilani, duke qenë se ka një karrierë të pasur.

32-vjeçari ka provuar disa kampionate të ndryshme në Europë, ku sezonin më të suksesshëm e ka me ekipin e Levadias në Estoni, me të cilin ka shënuar 13 gola në 33 ndeshje gjatë sezonit 2018-2019. Eksperienca e fundit e tij ishte me Triglav. Me sllovenët ai grumbulloi 13 ndeshje dhe shënoi dy herë. Ai ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Bosnjes, me të cilën ka zhvilluar 6 sfida dhe ka dërguar dy herë topin në rrjetë.

The post Skuadra shqiptare godet në merkato, firmos me futbollistin e kombëtares boshnjake appeared first on Sport.