Klubet e Kategorisë Superiore janë futur në ditët e fundit të përgatitjeve, para zhvillimit të ndeshjeve të Javës së 23-të. Skënderbeu i drejtuar nga Ilir Daja do të presë Korçë, Teutën e Edi Martinit.

Përveç diferencës në renditje, ku durrsakët ndodhen në vendin e 4-të me 35 pikë dhe Skënderbeu në të 7-tin me 29 pikë, në Korçë i frikësohen Teutës e cila ka gjetur disa rezultate pozitive në kampionat. Tekniku Daja duke parë vështirësinë e ndeshjes, si dhe rrezikun për zonën e “Play-out” ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij ashtu si dhe në ndeshjen ndaj Tiranës.

Teksa infermieria vazhdon të jetë në punë tek Skënderbeu, sulmuesi fierak Blerim Krasniqi duket se është gati për tu rikthyer në fushë pas dëmtimit me Flamurtarin. Shtatlarti është rikuperuar plotësisht dhe kjo ka qetësuar teknikun Daja për alternativat e sulmit. Ndërkohë që në vëzhgim mbetet Ndeki, ndërsa Muzaka e Turtulli vazhdojnë të dëmtuar./newsport.al

The post Skënderbeu merr njësuper lajm para ndeshjes me Teutën appeared first on Sport.