Skënderbeu do të luajë ditën e sotme sfidën e radhës ndaj Teutës në shtëpi. Korçarët pas barazimit ndaj Tiranës kërkojnë rikthimin te fitorja e përballë do të kenë durrsakët.

Në këtë takim trajneri Daja do të ketë dy mungesa të sigurta si Elezi për shkak kartonash dhe Ndecky, ndërsa në dyshim është edhe Krasniqi.

Sulmuesi pas dëmtimit po kalon një gjendje gripale dhe sot me shumë mundësi do ta nis ndeshjen nga stoli. Sulmi do t’i besohet sërish Pusit që do të ketë mbështetjen e Bregut dhe Gripshit.

The post Skënderbeu me 2 mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohen korçarët appeared first on Sport.