Një lajm tronditës është raportuar në mediat franceze.
Mësohet se është arrestuar për ngacmim seksual presidenti i Angers, Said Chabane. 55 vjeçari, sipas RMC, Chabane “i ka prekur gratë në vithe, gjoks e pjesë të tjera intime pa konsensusin e tyre.”
Klubi i Angers i cili militon në Ligue 1, nëpërmjet një komunikate zyrtare shpjegon se “Chabane i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe do të t’i japë para drejtësisë të gjitha provat që tregojnë të vërtetën dhe ruajnë nderin e tij. Presidenti është i vendosur për të provuar pafajësinë e tij dhe ka shumë besim te hetimet, ndaj po bashkëpunon me hetuesit.”
Chabane ndodhte në ambientet e paraburgimit, ku duhet t’u japë shpjegime hetuesve për akuzat e ngritura ndaj tij.
The post Skandaloze/ Arrestohet për ngacmim seksual presidenti i klubit të njohur Europian appeared first on Sport.