Tifogrupi përfaqësues i Gjilanit “Skifterat” mbrojtën trajnerin e skuadrës së tyre Gentian Mezani pasi disa prej tifozëve të këtij ekipi shprehën pakënaqësi ndaj ish-trajnerit të Luftëtarit, Laçit dhe Flamurtarit për eliminimin nga Drenica në Kupën e Kosovës.

Në faqen zyrtare, “Skifterat” hodhën poshtë zërat e disa prej tifozëve të pakënaqur me paraqitjen e Gjilanit në ditët e fundit dhe këmbëngulin që Mezani të qëndrojë deri në realizimin e objektivit të fitores së titullit kampion.

Gjilani ndodhet në vendin e dytë në IPKO Superliga 2 pikë pas Ballkanit dhe është konfirmuar si njëra prej ekipeve pretendente për trofeun e kampionatit.

Reagimi i “Ultras Skifterave”:

Nuk duam trajner tjetër !

Demantojmë portalet dhe gazetat online të cilat në publikimet e tyra kanë apostrofuar komente të rrjeteve sociale si bazë për të ngritur kërkesa të paqena në emër të tifogrupit tonë.

Të gjitha këtyre mediave që për qëllim kanë të përqajnë familjen tonë ua riktheksojmë se vazhdojmë të mbështesim klubin dhe besimin që i ka dhënë trajnerit dhe lojtarëve.

Nuk është më i miri, por më të mirë nuk ka!

Na pritni edhe ma t’fortë.

The post “S’ka më të mirë se ai”, tifozët nuk e braktisin trajnerin Mezani appeared first on Sport.