11 C
Tirana
March 31, 2020
barcelona koronavirus La Liga plane Sport

Situatë shqetësuese/ Koronavirusi prish planet e Barcelonës, lojtarët do të mbyllen në karantinë për një shenjë sado të vogël

Situata në Itali ka prekur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kanë shkuar në 132 personat e prekur nga Koronavirusi dhe ku dy të tjerë kanë ndërruar jetë. Shteti fqinj shkon në vendin e katërt në të gjithë botën për prekjen më të madhe nga ky virus i dalë nga Kina.

Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e katër ndeshjeve në Seria A, mes të cilave futet edhe përballja e Interit. Shumë dyshime ka edhe për ndeshjen e radhës të zikaltërve, por në situatë alarmante është futur ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës.

Sipas asaj që raporton “Espn”, gjatë udhëtimit të Barçës në Itali këtë të hënë, lojtarët do të mbahen në kontrollë të vazhdueshëm për temperaturën e tyre. Nëse një anëtar rezulton me ethe të thjeshta, atëherë menjëherë do të izolohet nga të tjerët dhe do të shkojë në karantinë, për t’u parë më në detaje, ndërsa nuk do të ketë mundësinë për të luajtur ndaj Napolit. Pikërisht për këtë arsye lojtarët e Barcelonës duhet të kenë kujdes edhe nga ndonjë grip i zakonshëm, pasi do t’u kushtonte shumë dhe nuk do të luanin kundër ekipit italian.

The post Situatë shqetësuese/ Koronavirusi prish planet e Barcelonës, lojtarët do të mbyllen në karantinë për një shenjë sado të vogël appeared first on Sport.

Related posts

"Kanë mbetur të bllokuar në Britani", boksieri shqiptar: Erdhëm këtu me shpenzimet e familjes, na u anuluan biletat 4 herë

admin

Çmenduri/ Ja sa bileta pritet të shiten gjithsej për derbin Tirana-Partizani

admin

Në Amerikë mahniten nga CV e Daniel Xhafajt, sulmuesi vlonjat me detyrë të rëndësishme në klubin e futbollit

admin

Leave a Comment