Supersfida e javës së 21-të të Bundesligës ka përfunduar me rezultatin e “bardhë” 0-0. Ishte një sfidë tepër e luftuar në “Allianz Arena”, por në fund munguan golat dhe skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.

Bayern dhe Leipzig kanë hyrë në këtë sfidë në vendin e parë dhe të dytë, teksa i ndante vetëm një pikë në renditje. Kjo është hera e parë që Leipzig ka dalë me pikë nga shtëpia e bavarezëve.

Gjithçka do të mbetet e njëjtë, bavarezët do ta ruajnë kreun e renditjes, por RB do të jetë përsëri aty, pranë, dhe gati për një luftë deri në fund.

Humbësi më i madh i kësaj jave ishte Dortmundi, që nuk arriti të fitonte ndaj Bayer Leverkusen dhe si pasojë nuk ka arritur t’u afrohet as edhe një pikë kryesuesve.

Sfida në Munich ishte e luftuar dhe mundësitë për të shënuar nuk munguan, por Lewandowsi dhe Werner nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Megjithatë, dy trajnerët do të jenë të kënaqur me këtë rezultat.

The post Shumë zhurmë për asgjë/ Bayerni dhe Leipzig ndahen në paqe appeared first on Sport.