Pasi u hodh shorti i Ligës së Kombeve, për “Supersport”, ka folur mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula. Ky i fundit e ka pranuar se shorti i ka buzëqeshur Shqipërisë, teksa është shprehur se Kosova e ka më të vështirë. “Mendoj se Kosova e ka më të vështirë se ne. Shorti na ra shumë mirë. Kemi shanse për të kaluar në vendin e parë. Do të japim maksimum dhe të fitojmë ndeshjet, të tregojmë çfarë dimë të bëjmë.

Unë besoj që do të kalojmë një nivel më lart, por edhe të kualifikohemi në Botëror. Mundësitë janë dhe kemi shanse për t’ia dalë. Të marrim fitoret dhe të shkojmë më lart. Unë nuk i njoh shumë kundërshtarët që do të kemi në grup. Njoh vetëm ekipi tonë dhe kam besim se do bëjmë mirë.”, u shpreh Gjasula.

The post “Shqipëria ishte me fat”, gladiatori Gjasula komenton shortin e Ligës së Kombeve appeared first on Sport.