Tetë policë të Los Anxhelosit kanë përfunduar nën hetim për shkak se kanë bërë publike disa foto makabre, të shkrepura nga skena e aksidentit me helikopter, ku humbi jetën Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Xhana dhe shtatë persona të tjerë.

Sherifi Aleks Vilanueva ka urdhëruar menjëherë fshirjen e këtyre fotove. “Ky ishte prioriteti im, të sigurohem që ato foto të mos ekzistojnë më. Tani kemi identifikuar agjentët që e kanë këtë veprim. Ata kanë ardhur vetë, ku kanë pranuar se i kishin këto imazhe dhe i kanë fshirë”, ka deklaruar Vilanueva, i cili më pas shtoi: “U kemi komunikuar menjëherë që sjellja e tyre ishte e pajustifikueshme”, tregon sherifi, i cili më pas sqaron se agjentët do të hetohen për veprimin e bërë.

Mësohet se Vanesa Brajant, e veja e ish-yllit të NBA, është shokuar kur ka mësuar për shpërndarjen e paautorizuar të fotove nga skena e aksidentit. Ndërsa sherifi Vilanueva ka deklaruar se u ka kërkuar ndjesë familjeve të viktimave për këtë situatë.

The post Shpërndanë foto nga aksidenti i Kobe Bryant, 8 policë e pësojnë keq appeared first on Sport.