Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme.

Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Sulmuesi Stain realizoi dopietë për Nes Tzionën në minutat 37-të dhe 58-të, ndërkohë për të vulosur përfundimisht këtë triumf mendoi pikërisht Lilaj.

Lilaj45

Skuadra ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, ndodhej në një moment të vështirë, ndërkohë që pak këtij triumfi, janë rikthyer shpresat për të mbijetuar.

 

The post Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael appeared first on Sport.