Kukësi vendosi të shkarkojë teknikun Shpëtim Duro ditën e djeshme, menjëherë pas barazimit 2-2 ndaj Teutës. Një shkarkim ky që erdhi si i papritur për të gjithë.

Deri në javën e kaluar verilindorët kryesonin Kategorinë Superiore, por barazimi me Bylisin në fund, humbja me Tiranën dhe fund dhe përsëri barazimi me Teutën, bënë që drejtuesit verilindorë të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit Duro.
Një nga lojtarët më të mirë te Kukësi nën drejtimin e Duros ishte Vasil Shkurtaj, i cili i dha skuadrës së tij shumë pikë me golat e tij.

Pikërisht sulmuesi i verilindorëve, ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka falënderuar Duron për kohën që punuan së bashku te Kukësi.

The post Shkurtaj reagon pas largimit të Duros, ja mesazhi që ka për të (foto) appeared first on Sport.