Diskutime të ethshme janë bërë mes drejtuesve të Klubit të Kukësit dhe ish-trajnerit të Teutës Bledi Shkëmbi. 40 vjeçari super i talentuar, një ndër kapitenët jetëgjatë që ka ngritur aq shumë trofe me Skënderbeun dhe vlerësohet më së shumti për taktikën por edhe harmoninë që krijon në ekipe me lojtarët, e ka refuzuar ofertën e bërë nga Nexhipi i Kukësit për shkak të kushteve të vena nga zyrtari i klubit verior, raporton newsport.al.

“Duhet ta nxjerrësh Kukësin kampion”, ishte kërkesa e Kukësit, tani që ka mbetur vetëm një fazë e fundit për t’u luajtur në këtë kampionat. E nëse nuk firmosej ky kusht, atëherë Shkëmbi nuk do ta merrte pankinën kuksiane.

Sipas burimeve, Shkëmbi nuk e ka pranuar këtë kusht radikal, tani në përfundimin e tre fazave dhe kur ekipet kryesore janë aty-aty me pikë, ndërkohë që Tirana është shkëputur me 4 pikë diferencë. Ndërkohë që kuksianët i presin dy ndeshje të forta, të mërkurën me Vllazninë në “Elbasan Arena” dhe të dielën në Korçë kundër Skënderbeut, raporton newsport.al.

The post Shkëmbi refuzoi stolin e Kukësit, pasi nuk ishte dakord me kushtin e fortë të Gjicit appeared first on Sport.