Bayern Munchen e ka një yll të momentit dhe ai është Alphonso Davies. Paraqitjet e kanadezit kanë qenë mbresëlënëse, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat, ku ishte vërtet spektakolar.

Pikërisht këto paraqitje, duket se kanë bindur drejtuesit gjermanë që të blindojnë djaloshin 19-vjeçar. Sipas raportimeve të fundit, Bayern ka gati rinovimin për Davies, me një rritje të ndjeshme page. Kontrata aktuale skadon në vitin 2023, ndërsa kontrata e re do të jetë deri në vitin 2025.

The post Shkëlqeu ndaj Chelseas, Bayerni i bën “dhuratë” rinovimin deri në vitin 2025 appeared first on Sport.