Shkarkimi i Shpëtim Duros nga stoli i trajnerit të Kukësit ka gëzuar ish-futbollistin dhe ish-kapitenin e verilindorëve Ylli Shameti.

Në një mesazh të fundit të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi gjirokastrit ironizon teknikun kryeqytetas me një meme duke e përshëndetur “Mirupafshim! (Bye!)”.

Shameti u largua nga Kukësi pas 6 vitesh duke u kthyer në simbolin e verilindorëve. Mosmarrëveshjet me teknikun Duro e detyruan të firmoste për Gjilanin. Edhe pas humbjes në Superkupën e Shqipërisë 4-2 ndaj Partizanit në sfidën e 18 gushtit, Shameti ironizoi sërish Duron për humbjen e verilindorëve.

shameti

 

The post Shkarkimi i Duros, ish-kapiteni i Kukësit i befason të gjithë me reagimin e fundit appeared first on Sport.