Ndeshja e yjeve është kthyer përsëri në temë diskutimi në “Procesi Sportiv” ku janë përballur Gëzim Sinemati dhe Andi Lila. Kryetari aktual i Sindikatës së futbollistëve i është kundërvënë opinionistit për dyshimet që kishte ky i fundit në një debat të gjatë.

Lila: Po shohim shumë pak gjëra të mira, shumë gjëra negative. Një prej tyre edhe Gëzimi, po bëhet ligj anti shpifje dhe do propozoja që njerëzit me energji negative të mos dalin në TV. Nuk kam asgjë kundër Gëzimit.

SInemati: E the ça do thuash, ke ardhur që në fillim që unë kam energji negativ, ke dy javë.

Lila: Ti nuk ke etikë gazetari, thatë Sindikata nuk ka bërë transparencë, e kisha bërë.

Sinemati: Nuk bëhet me telefon ajo, në momentin që del e bën në TV, jo me letër.

Lila: Ja ku e ke të bankës (i tregon dokumentin)

Sinemati: Ça më duhet mua, sqaro publikun. I pari tha do të jetë Gëzimi që e merr vesh. Po ç’lidhje ka telefoni, eja në studio. Të vije të thoshe kaq.

Lila: Është etikë gazetari.

Sinemati: A dëgjove ti që thamë ku janë lekët e futbollit  se i mori Lila?

Lila: Ore çfarë të bëj unë se nuk ke Instagram, nuk sheh. Gabim kanë bërë këtu në studio se duhej ta thoshin. Duhet të kërkosh falej që na ke akuzuar. Ne jemi të gjithë vullnetarë.

Sinemati: Tani ta shoh luftën tate çfarë do të bësh këtu, kanë 100 halle futbollistët, të përjashtuar, të papaguar. Sindikata lindi duke bashkëpunuar me Federatën, kjo është kauzë më e madhe e problemeve të futbollistëve.

The post Sherr Lila-Sinemati në studio: Nuk ke etikë gazetari, kërko falje appeared first on Sport.