14 C
Tirana
February 23, 2020
Sport Super Liga

Shensoiji: Do bëj tifo për Bylisin ndaj Kukësit, Olainka dhe Ristevski…

Naxhi Shensoi, 61-vjeçari me origjinë nga Prizreni që u bë i njohur në futbollin shqiptare duke drejtuar për 3 sezone Bylisin e Ballshit, e madje në edicionin 2012-203 ishte duke i dhënë trofeun e parë, pasi mallakastriotët shuan deri në finalen e Kupës së Shqipërisë… më pas provoi një aventurë te Kukësi, shumë e shkurtër. Por Shensoi nuk u shkëput nga Ballkani, madje me një ekip modest si Pelister, ai arriti që të fitojë Kupën e Maqedonisë…

I kontaktuar nga “VipSport.al”, Naxhi Shensoi, flet për Bylisin që tashmë ka eliminuar Laçin dhe e ka sërish Kupën si synim, Kukësin, por edhe duelin e fundjavës në Ballsh, Bylisi-Kukësi, ku ai tregon edhe se për kë do të bëj tifo.

-E ndjek kampionatin shqiptar?

Po e ndjek garën në Shqipëri dhe sukseset e Bylisit. Jam shumë i kënaqur me sukseset që po arrin Bylisi, duke qenë në Superiore një ekip që luan shumë mirë futboll, madje nga ekipet më të mira që qarkullon dendur topin, ka një mbrojtje hermetike dhe një sulm shumë të fortë…

-Po Bylisin e ndjek tani që është rikthyer në elitë?

Po, sigurisht! Unë me Bylisin arrita që të luajë deri në finale të Kupës së Shqipërisë, për herë të parë në historinë e atij klubi dhe qyteti, ndonëse me sa mësova, Bylisi kishte luajtur dy herë në Kupat e Europës. Unë do të jem shumë i kënaqur vetëm nëse Bylisi tejkalon suksesin tim dhe nëse fiton kupën ose bëhet kampion i Shqipërisë. Meqë më jepet rasti ynë përshëndes të gjithë tifozët e Bylisit dhe dëshiroj suksese në kampionat si dhe në Kupën e Shqipërisë.

-Ishte më e mirë ajo skuadër e asaj periudhe apo…është më e mirë kjo skuadër tani në Ballsh?

Secila ka bukurinë e vet, punuam shumë për të arritur aty, madje bashkë me presidentin Kapllanaj dhe stafin kemi bërë një punë kolosale. Madje, bëmë një punë që të lëmë gjurmë për shumë vite. Por, Bylisi dhe Ballshi kanë një njeri që unë nuk kam parë, ndonëse kam drejtuar në shumë shtete që futbollin e kanë më lartë se Shqipëria. Ai është presidenti Besnik Kapllanaj. Beso tashmë e njeh shumë mirë futbollin, ai ka sy të mprehtë, di të gjejë lojtarë të talentuar. Jeton shumë me futbollin dhe bën shumë, ju gazetar të e dini si ka qenë Ballshi dhe si është sot në çdo aspekt! Bylisi ka zbuluar shumë lojtarë të huaj që tani luajnë në Europë, por edhe lojtarë shqiptarë që u afirmuan në atë kohë dhe sot luajnë në Superiore me ekipet më të mira. Olainka e Ristevski dhe jo vetëm… Shoh që edhe sot vazhdon e njëjta strategji dhe merita është e Besos. Për mua, si ish-pjesëtar i atij klubi për 3 vite më intereson që të eci dhe më vjen mirë që janë ringritur…Shpresoj të fitojnë trofe

-Këtë fundjave, luhet Bylis-Kukësi në Ballsh…për kë bën tifo?

Unë i kam drejtuar të dyja ekipet, në Ballsh projekti funksionoi sepse ishim të gjithë bashkë. Edhe te Kukësi nisi një projekt ndonëse nuk funksionoi. Kur drejtoja unë e mundëm 3-0 Kukësin. Normalisht që jam tifoz me Bylisin, sepse është zemra që flet. Në atë qytet kam qenë si i shtëpisë, më kanë respektuar shumë, ruaj konsideratë të veçantë për Ballshin…Shoh që ka pak njerëz në stadium. Futbolli ishte argëtim për atë qytet dhe unë u bëj thirrje që të shkojnë dhe ta mbushin stadiumin ashtu si në kohën time. Sepse Bylisi do të ketë sukses!

The post Shensoiji: Do bëj tifo për Bylisin ndaj Kukësit, Olainka dhe Ristevski… appeared first on Sport.

Related posts

Arriti akordin me kombëtaren që do të marrë pjesë në Botëror, De Biasin e presin në besë

admin

Toni Kroos zbulon moshën kur do të tërhiqet nga futbolli

admin

Tottenhami fiton në frymën e fundit/ Tërbohet Mourinho

admin

Leave a Comment