Kukësi e ka zyrtarizuar trajneri e ri pas largimit të Duros, duke ia kaluar ekipin Shehit. Ky i fundit ka edhe presionin e titullit kampion, pasi Gjici i ka vendosur si kusht, për ta vazhduar aventurën e tij te verilindorët. Ndërkohë në një intervistë për “Supersport”, Shehi ka folur për herë të parë si trajneri i ri i Kukësit, ndërsa tregon që kur mori telefonatën nga ekipi, ishte duke ndjekur një ndeshje të moshave të Barcelonës në Spanjë.

“Gjërat rrodhën shumë shpejt dhe kur u kontaktova isha duke parë një ndeshje të Barcelonës U-17. Shkova menjëherë që të marrë valixhet dhe erdha përpara kohe. Ky është një vlerësim dhe falenderoj klubin që më la mundësinë të drejtojë një skuadër me objektiva madhore. Jam i lumtur që do të drejtojë Kukësin dhe ata lojtarë me aq cilësi. Sot jam kontaktuar rreth orës 12.

E njoh mjaftueshëm skuadrën. Kam qenë pjesë edhe e studiove televizive dhe më duhej që ta ndiqja edhe Kukësin. Besoj se janë të gjitha mundësitë dhe kam besim do ia dalim për titullin kampion. Nga jashtë duket një ekip me shumë cilësi, por sigurisht që nuk është njësoj si ta shohësh nga brenda. Mendoj se Kukësi ka pasur edhe çështje fati, që nuk ka ato pikë që duhej në fakt”, tha Shehi. /Sport Ekspres/

The post Shehi: Ja çfarë po bëja kur më telefonuan për t’u bërë trajner i Kukësit appeared first on Sport.