Pas kthimit nga Spanja, Orges Shehi ka zbarkuar në Tiranë, ku nga nesër do të nisë punën si trajner i ri i Kukësit. Edhe pse ende pret vetëm prezantimin formal si kreu i pankinës verilindore, Shehi thekson se Kukësi nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha në skuadër, pasi ka karakter sportiv të fortë dhe konkuruees.

“Opinioni për Kukësin – Jam i bindur që Kuëksi i ka cilësitë për të dalë kampion. E njoh skuadrën dhe kam besim se do t’ia dalim. Të shohësh gjërat nga jashtë nuk është njësoj si të jesh brenda. Me disa prej futbollistëve të Kukësit dhe kam luajtur. I vlerësoj sepse kanë karakter sportive. Kukësi nuk ka patur dhe fatin me vete. Nuk ka siguruar pikët që duhej të merrte. Është ndëshkuar në 3 ndeshjet e fundit në minutat e fundit. Në një situatë me tjetër me pak, gjërat do të shkonin ndryshe.

Nevoja për ndryshime të mëdha në skuadër – Nuk mendoj se Kukësi ka nevojë për kthesë dhe ndryshim të madh. Gjithmonë këto vite është renditur ndër vendet e para në kampionat. E kam parë lojën e Kukësit në prapavijë dhe jam në gjendje ta lexoj”, përfundoi Shehi.

Ish-porteri dhe ish-trajneri i Skënderbeut do të prezantohet nesër në orën 11:00 në ambjentet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” si trajner i Kukësit.

The post Shehi flet si ‘kuksian’: E njoh mirë këtë ekip, ja për çfarë ka nevojë në këto momente appeared first on Sport.