Akoma pa u zhvilluar java e 24 e Kategorisë Superiore, janë zbuluar edhe oraret e javës së 25. E mërkura e ardhshme do të jetë dita kur do të luhen të gjitha ndeshjet e Superiores. Java pas derbit rezervon një ndeshje më të lehtë për Tiranën, që do të përballet në orën 17:00 në Vlorë me vendasit e Flamurtarit.
Ndërkohë, Partizani do të ketë një tjetër sfidë të vështirë dhe në të njëjtën orë do të sfidojë Teutën në Tiranë. Në orën 14:00 do të luhen dy sfidat e tjera, ku Skënderbeu do të ketë një mundësi të artë për të vazhduar ecurinë e mirë sepse do të presë Luftëtarin në Korçë. Ndërkohë sfida Laçi-Bylis do të jetë një nga më të fortat e javës së ardhshme.
Ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë do të luhet në të njëjtën ditë, por akoma nuk ka një informacion përfundimtar në lidhje me orarin e ndeshjes. Gati i sigurt është fakti se kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. /vipsport.al/
Kategoria Superiore, Java 25
4 mars, 14:00
Kukësi-Vllaznia (pa konfirmuar)
Laçi-Bylis
Skënderbeu-Luftëtari
4 mars, 17:00
Flamurtari-Tirana
Partizani-Teuta
The post Sfidat luhen të mërkurën, zyrtarizohet java e 25-të e Kategorisë Superiore appeared first on Sport.