Rei Manaj më në fund do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, në ndeshjen ndaj Getafes.

Manaj do të mbajë numrin 41, duke ia arritur më në fund qëllimit për të qenë pranë Mesit dhe yjeve të  tjerë të katalanasve, në një ndeshje zyrtare.

Sulmuesi i Kombëtares është stërvitur shpesh me skuadrën e parë, por nuk ishte thirrur nga trajner për ndeshje zyrtare, ndërsa tani do të jetë pjesë e listës për sfidën kundër Getafes, e cila do luhet nesër në orën 16:00.

Pas shpalljes së listës, Setien në konferencën për shtyp, i pyetur nga gazetarët për grumbullimin e Manajt është shprehur:

“Ai ka karakteristika shumë të mira dhe mund të japë diçka në skuadër. Kjo është arsyeja pse ne e kemi përfshirë në listë. Ne marrim lojtar nga ekipi i dytë, pasi ne dimë që ata mund të na ndihmojnë”.

The post Setien: Mund të na ndihmojë, ja pse e grumbullova Rei Manajn me ekipin e parë appeared first on Sport.