Real Madrid pësoi një humbje shokuese ditën e djeshme, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit. Të besuarit e Zidane u mposhtën 3-4 nga Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për madrilenët pasi që në fillimin e takimit u dallua që do të ishte një natë për tu harruar. Gjatë ndeshjes kamerat kanë kapur kapitenin e Realit, Sergio Ramos, teksa debaton me mesfushorin e Sociedad, Martin Odegaard, që në fakt është në huazim nga Reali tek Sociedadi.

Mbrojtësi spanjoll e kishte humbur toruan ndoshta dhe nga rezultati negativ dhe pas një kontakti mes të dyve ai e thërret 21-vjeçarin norvegjez. “Hey Odegaard, të kam dh**** nënën k**!,” mësohen të jenë fjalët e kapitenit.

The post Sergio Ramos e tepron/ Ofendon rëndë nga nëna lojtarin që është i Realit, por i huazuar diku tjetër appeared first on Sport.