Reali Madridi arriti të merrte një fitore në “Santiago Bernabeu” kundër Barcelonës në ndeshjen e djeshme, duke gëzuar shumë tifozë të tyre në të gjithë botën. Ka qenë goli i Vinisius ai që ka çuar në këmbë gjithë madrilenët e mes tyre edhe sulmuesin e kombëtares sonë dhe të Malagas në La Liga 2, Armando Sadiku.

lbasanasi është filmuar nga partnerja e tij teksa feston si i çmendur golin e sulmuesit brazilian, i cili në minutën e 71 dhe i hapi rrugën fitores së skuadrës së “Los Blancos”. Sadiku është çuar në këmbë dhe feston teksa përsërit disa herë shprehjen e famshme spanjolle “golazo”.

Ai nuk mjaftohet me kaq, por nga “repertori” i tij ndoshta pa dashje del edhe një fjalë jo dhe aq e hijshme. “Shk***ato”, thotë sulmuesi, i cili i jep edhe pak nuanca spanjisht. Më pas ai me shaka shprehet se shpreson të mos anulojnë golin për pozicion jashtë loje të Vinisius.

The post Sadiku qenka tifoz i çmendur i Realit, ja si e festoi golin e parë të madrilenëve appeared first on Sport.