Orges Shehi, si trajner nuk e ka provuar ende shijen e fitores te skuadra kuksiane. E megjithatë, ai dhe verilondorët nuk dorëzohen në betejën që ata kanë për kreun e renditjes në Superiore, të cilët e kanë pasur pronë të vetën për disa javë këtë sezon.

Situata

Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka folur dhe trajneri i Kukësit, Orges Shehi. Sipas tij, kjo situatë do të kalojë shpejt, por tregon se si ai e mban të përgatitur skuadrën e tij. “Ndodhemi në një situatë të vështië jo vetëm ne, por e gjithë bota. Në këto kushte qe ndodhemi nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojmë që kjo të kalojë sa më shpejt. Për të kaluar këtë gjendje sa më shpejt duhet të zbatojnë të gjitha rregullat për të mos këputur zinxhirin e infektimit. Ditët e para ishin të vështira, pastaj njeriu e mbledh mendjen që do të rrijë në shtëpi dhe e organizon ditën sa mundet”, – tha Shehi.

Stërvitja

“Skudra ka marrë një program të cilën e kemi dhënë kur stërvitja u ndërpre. Unë në telefonim tim ka një program që i kontrolloj të gjitha vrapimet e lojtarëve aq sa mundem. Sigurisht nuk mund ta detyroj skuadrën të dali jashtë orar pa orar, por atëherë kur munden futbollistët bëjnë sa të munden vrapime. Sa i përket kontrollit të lojtarëve ata na i dërgojnë ato me video”.

Mungesa e futbollit

I pyetur sa sa i mungon futbolli në këto javë ndërprerje të garës, trajneri i verilindorëve që ka qenë edhe një nga “gardinët” më të spikatur në elitën tonë në këto dy vitet e fundit, duke veshur edhe fanellën kuqezi të Kombëtares, A, në fund ka theksuar se: “Normalisht që më mungon futbolli pasi është pjesë e jetës sonë. Na mungon jeta, na mungon përditshmëria e shpresoj që kjo të rikthehet për vazhdimin e gjithë secilit. Jam optmist që kjo situatë do të mbarojë, por duhet të jemi të durueshëm. Besoj se kampionati do të fillojë e thash e m lartë që është vetëm çështje kohe e gjithçka do të kthehen në normalitet”, u shpreh Shehi.

The post Rrëfimi i Orges Shehit: Ja si e përgatis skudrën appeared first on Sport.