Mbrojtësi i Veronës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani beson se shoku i tij i skuadrës dhe futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla është mbrojtës më i zoti se lojtari i Juventusit Matijs De Ligt.

Në një intervistë për “L’Arena”, 25-vjeçari foli për shokun e skuadrës Marash Kumbullën, dyluftimin e humbur me Ronaldon, skuadrën e tij Veronën dhe objektivat e saj për këtë sezon si dhe për klubin e ri Napolin.

Goli i Ronaldos kundër Veronës – Megjithëse Ronaldo tregoi se sa kampion i madh është me golin që shënoi kundër nesh, unë mund ta kisha mbuluar më mirë.

Grupi i bashkuar – Ndihem shumë komod me të gjithë shokët e skuadrës. Jemi një grup i madh dhe jemi të angazhuar të gjithë. Kam marrëdhënie shumë të mirë me Kumbullën, Radunoviçin dhe Gynterin.

Kalimi në verë të Napoli – Në Kosovës shkruajnë se transferimi im të Napoli është më i shtrenjti në historinë e vendit tim, por unë nuk po mendoj për këtë gjë. Jam lojtar i Veronës dhe jam i vendosur ta veshë këtë bluzë dhe të luajën në mënyrën më të mirë.

Individët më të mirë te Verona – Mendoj se Veloso është futbollisti jonë më i mirë, Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Juventusit në Torino. Kumbulla është njësoj i fortë se De Ligti, mbase dhe më shumë”, përfundoi futbollisti i Veronës dhe lideri i Kosvës Amir Rrahmani.

The post Rrahmani: Kumbulla është më i fortë se De Ligt appeared first on Sport.