Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit është duke kaluar një moment fantastik në Serinë A. Skuadra ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë duke barazuar pa gola ndaj Udinezes.

Vlen për t’u theksuar se si Kumbulla ashtu dhe Rrahmani zhvilluan një ndeshje tepër pozitive, duke mos lejuar kundërshtarët që të gjenin rrugën e rrjetës.

Me pikën e marrë sot në transfertë, Verona është ngjitur në kuotën e 35 pikëve në 24 ndeshje, duke u konfirmuar kështu si skuadra surprizë e Serisë A. Verdhezinjtë momentalisht mbajnë vendin e 6-të me 4 pikë më pak se Roma e vendit të 5-të.

The post Rrahmani dhe Kumbulla dyshe perfekte, vazhdojnë të jenë të pakalueshëm në Serinë A appeared first on Sport.