Në periudhën e historisë kur Shqipëria arriti të kualifikohej në Europian, De Biazi kishte një nga vendimet më të vështira në Kombëtare, por njëkohësisht edhe për vetë karrierën e trajnerit. Katër lojtarë duhej të linin grumbullimin dhe të ktheheshin në shtëpi, nuk do të shkonin në Francë.

Mes tyre ishte edhe Amir Rrahmani. Në një intervistë të dhënë për “Zona Gol”, ka prekur temën e kësaj periudhe për vendimin e marrë nga De Biazi. Gjithashtu ka folur edhe për Marash Kumbullën, që për të nuk është një befasi në Seria A.

Më herët nuk e njihja Marash Kumbullën. Sa erdhi në përgatitje, u thoja të gjithëve se është lojtar i mirë. Atëherë nuk kishte bërë asnjë paraqitje me skuadrën e parë dhe kur u thoja të tjerëve, nuk e besonin. Tani e tregoi veten, për mua nuk është befasi.

Siguria për një vend titullari te Napoli? Nuk ka kurrë, edhe nëse të blejnë 100 milionë euro. Por ata kanë dhënë paratë për mua 6 muaj përpara dhe kjo më jep më shumë besim. Pastaj kam dëgjuar se Kulibali do të largohet.

Vendimi i De Biazit për t’u larguar nga lista e Europianit? Unë u largova dhe vetëm ditën e parë isha i mërzitur, por nuk ishte fundi i botës. E prisja edhe jo, pasi e dija se nuk kisha shumë paraqitje me Shqipërinë. Por nga ana tjetër kishte shumë lojtarë të vjetër dhe duhet të mendohej për të ardhmen e Shqipërisë. Pra ne nuk ishim e ardhmja dhe për këtë arsye unë kam ikur. Është një gjë që nuk e kam kuptuar as sot, se përse nuk na morrën ne që i shërbejmë të ardhmes, Rashicën dhe Gjimshitin”, ka thënë Amir Rrahmani. /Sport Ekspres/

The post Rrahmani; De Biazin nuk e kam kuptuar as sot appeared first on Sport.