Te Flamurtari duan t’a mbyllin sa më mirë këtë kampionat të ”mallkuar”. Xhevahir Sukaj është riktheyr në stërvitje por ka preferuar t’a bëjë i diferencuar. Sulmuesi shkodran ka kohë që qëndron jashtë fushës së blertë, ku ndeshja e fundit e tij daton me 18 dhjetor, në disfatën 2-0 me kryeqytetasit e Tiranës. Me prezencën e tij në fushë, situata mund të ishte ndryshe për vlonjatët.

Në 11 paarqitje që ka bërë, Sukaj ka shënuar katër gola. Flamurtari tashmë ka ku të mbështetet për pjesën e mbetur të sezonit. I dëmtuar qëndron edhe Denis Pjeshka, e nuk dihet se kur do jetë gati. Në kampin vlonjat, llogaritë e formacionit po bëhen pa të.

The post Rikthim me peshë, te Flamurtari fërkojnë duart appeared first on Sport.