Barcelona e këtij sezoni po has shumë vështirësi edhe pse ka emra të mëdhenj në ekip dhe lojtarë që kanë kushtuar 120 milionë euro si (Griezmann), dhe 75 milionë euro (De Jong).

Katalanasit kanë filluar që tani të mendojnë për sezonine ardhshëm dhe do të ketë një revolucion të vërtetë.

“The Sun” ka publikuar sot formacionine e mundshëm të Barcelonës për sezonin e ri, i cili duket vërtetë i frikshëm. Porta dhe mbrojtja nuk ndryshon, në mesfushë përkrah Busquets dhe De Jong, do të jetë edhe Jack Grealish. Mesfushori anglez po bën një super sezon tek Aston Villa dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha.

Sulmi do të pësojë ndryshime të mëdha. Synohet rikthimi i Adama Traore, i cili po shkelqen te Wolves dhe ka futur në “luftë” shumë ekipe të njohura, mes tyre edhe Realin.

Nëse nuk e transferoj dot në janar, Barcelona pritet ta bëjë realitet në verë transferimin e Aubameyang në “Camp Nou”. Pavarësisht zërave të fundit, nuk mund të mendohet formacioni i Barcelonës pa Messin. /CNA.al

The post Revolucion total/ Barcelona e sezonit të ri do të jetë ekip i frikshëm (foto) appeared first on Sport.