FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re për të gjitha kombëtaret, ku ka shumë pak ndryshime, për shkak të angazhimeve të pakta nga publikimi i fundit në 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Shqipëria renditet ne vendin e 66-të me 1365 pikë, duke mos pasur ndryshim nga renditja e publikuar më parë. Ndryshim nuk ka pasur as për Kosovën, me dardanët që renditen në vendin e 115 me 1174 pikë.

Në vendin e parë qëndron Belgjika me 1765 pikë, e ndjekur nga Franca me 1733 pikë dhe Brazili në vendin e tretë me 1712 pikë. Italia renditet në vendin e 13-të me 1607 pikë.

The post Renditja e re e FIFA-s, ja ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova appeared first on Sport.