Hajduku i Splitit luajti “tenis” dje me Goricën dhe fitoi 6-0. Skuadra e famshme kroate vazhdon të renditet në vend të dytë me 44 pikë, 12 më pak se kryesuesit e Dinamo Zagreb. Ardian Ismajli e zhvilloi ndeshjen të plotë si gjithmonë, ndërsa Francesco Tahiraj u aktivizua për 77 minuta. Lojtari i lindur në Itali po aktivizohet si mbrojtës i majtë, pavarësisht se është një lojtar ofensiv.

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi zhvilloi një tjetër ndeshje shumë pozitive dhe u vlerësua me daljen në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. 23-vjeçari formon qendrën e mbrojtjes me Theophile të Dinamo Zagreb. Kjo është hera e tetë në këtë sezon që Ismajli ia del të jetë pjesë e formacionit të javës në HNL kroate. diçka që nuk e ka bërë asnjë lojtar tjetër.

Lojtari dardan është një pikë fikse e Hajdukut dhe sivjet numëron 22 ndeshje aktivizim. Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Tahiraj, i cili u bë pjesë e tre lojtarëve rezervë të formacionit më të mirë të javës, aty ku bën pjesë edhe Arijan Ademi.

The post Rekordi vazhdon/ Askush si mbrojtësi i Kombëtares tonë në Kroaci appeared first on Sport.