Disa muaj më parë çështja e lojtarëve shqiptarë që zgjidhnin Greqinë u kthye në një temë të nxehtë. Mjafton vetëm një lëvizje dhe një hap i gabuar i tillë që të kryhet nga një futbollist, e pastaj do të ndiqet edhe më të tjerë.

Teksa ishim ende duke u marrë me rastin e Fiorin Durmishajt, nga Greqia erdhi një tjetër lajm i bujshëm. Pavarësisht takimeve dhe udhëtime që Alban Bushi bëri për të bindur sulmuesin Vrushaj që t’i bashkohej kuqezinjëve, përgjigja do të ishte e prerë: “JO”.

Lojtari i formuar te akademia e Olimpiakosit, zgjodhi që t’i bashkohej Greqisë. Por, a ju kujtohet një futbollist i vetëm shqiptar që të ketë bërë sukses me helenët? Pyetja është retorike, pasi nuk ka asnjë rast të tillë. E këtu nuk mund të bënte përjashtim Mario Vrushaj.ë janarin e sezonit të shkuar do të huazohej te Willem II, në elitën e futbollit holandez. Menjëherë do të shkëlqente me një gol në debutim, ndërsa jehonën e madhe do ta merrte në përfundimin e sezonit të shkuar, duke u kthyer në një prej lojtarëve më të mirë në elitën e Holandës.

Për të vazhduar me debutimin te Greqia A dhe sigurisht…tatpjeta. Në këtë kampionat, Vrushaj është kthyer në lojtar rezervë te skuadra holandeze. Asnjë prej takimeve të fundit në “Eredivisie” nuk e ka nisur si titullar, ndërsa në ndeshjen e fundit që u fitua me rezultatin 1-0 do të përdorej për një arsye “madhore”, për të humbur kohën.

I aktivizuar në minutën e 93, tashmë trajneri e sheh më shumë për të fituar sekonda sesa për të dhënë kontributin në fushë. Një tjetër rast refuzimi i Shqipërisë për Greqinë dhe një tjetër rast dështimi, madje këtë herë, Vrushajn nuk do ta shohim më të grumbulluar as te helenët duke parë nivelin në klub. Vetëm 2 gola të shënuara në këtë kampionat janë shumë pak për statistikat e këtij sulmuesi që e ka humbur tërësisht rrugën.

The post Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, mallkimi ndjek një tjetër futbollist. Shikoni çfarë i ndodh appeared first on Sport.