Florian Kamberi mori lëvdatat e mediave skoceze për paraqitjen e sotme kundër Sent Xhonstounit në kampionatin skocez. Sulmuesi shqiptari u shpall “Lojtari i ndeshjes” së sotme ku realizoi një gol me gjysmëroveshatë 4 minuta pasi u hodh në fushë dhe asistoi golin e barazimit të skuadrës së tij Glasgou Rejnxhërs.

 

Për paraqitjen e sotme fantastike në fushë, mediat skoceze e vlerësuan 25-vjeçarin me notën 8, vlerësimi më i lartë për lojtarët e Rejnxhërsit.

Ai ndryshoi lojën në fitoren e së enjtes në Ligën e Europës kundër Bragës duke ndihmuar që Rejnxhërs të pëmbyste rezultatin nga 0-2 në 3-2. Pavarësisht lojës së mirë që bëri, kundër portugezëve Kamberi u vlerësua me notën 5 pasi humbi një shans të mirë për ta përmbysur rezultatin.

Florian Kamberi (8): Sulmuesi shqiptar ishte njeriu që ndryshoi ndeshjen duke ardhur nga stoli në pjesën e dytë. Iu nevojitën vetëm 5 minuta për të shënuar me një finalizim perfekt. Gjithashtu, arriti të kryente një kthesë të zgjuar dhe asistoi Aribon me një krosim perfekt që çoi te goli i dytë i skuadrës.

The post Realizoi supergol, shikoni çfarë shkruajnë mediat skoceze për Kamberin appeared first on Sport.