Ernest Muçi ishte padyshim një nga protagonistët e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Sulmuesi i bardhebluve ia doli të linte shenjën e tij me dy gola të realizuar, edhe pse nuk e nisi si titullar sfidën. Ndërkohë, ai që do mbahet mend gjatë është goli i dytë nga 18-vjeçari që ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme.

I ftuar në emisionin Ora Sport, Muçi tregon se goditje të tilla i praktikon në stërvitje ndërsa shprehet se festa pas derbit ka zgjatur deri në seancën e djeshme stërvitore, ndërsa më pas mendohet për ndeshjen e radhës.

Karriera si futbollist- “Dëshira ka qenë më shumë e imja por edhe prindërit filluan ta kishin qejf dhe më përkrahnin”. Goditja e dënimit- “Ishte rezultati 4-1 dhe kisha besim tek vetja që mund të bëja diçka që atje dhe e mora. I kam praktikuar në stërvitje”.

Fitorja në derbi- “Emocionet ishin shumë të mëdha. Festa ka zgjatur sot deri përpara stërvitjes”.

Sfida me Kukësin- “Para ndeshjes e kishin ata presionin. U munduam t’ia merrnim vendin e parë. Tani jemi ne ata që e mbajmë kreun. Shpresojmë ta mbajmë deri në fund”, u shpreh Muçi.

 

The post Realizoi një kryevepër ndaj Partizanit, Muçi zbulon deri kur zgjati festa te Tirana appeared first on Sport.